DYLON

Rekuizitat e “Panagjyrit” po dëmtohen, nuk del kush t’i largojë!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rekuizitat e Panairit Regjional që u mbajt në fillim të këtij muaji në Gjilan, vazhdojnë të qëndrojnë akoma në qendër të qytetit, mu para selisë së kryetarit të komunës dhe te Teatrit i Qytetit dhe se nuk del kush me i largua dhe me i shpëtua nga dëmtimi, që veç ka filluar  t’iu bëhet.  Panairi i Regjional, apo “Panagjyri’ siç i thoshte Lutfi Haziri,  kryetar i komunës, ishte mbajtur për tri ditë me radhë, më 2.3 dhe 4 korrik,  por pas kësaj date, derisa stendat u larguan, disa prej rekuizitave kanë vazhduar të qëndrojnë akoma në ato vende pa kurrfarë interesi. Si duket nuk ka kush me krye një “kafshore punë” e me i largua ato. Apo duan të presim të kthehet kryetari i komunës nga Amerika ndoshta ndërmerr diçka, sepse këto rekuizita mund të shërbejnë edhe për herë të tjera, duke mundësuar kursimin e parasë publike, për çka është deklaruar shpesh se është i interesuar ta bëjë edhe vet kreu i komunës. Mbetet të shihet! /2L ONLINE/





EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.