DYLON

Rektori UKZ-së zhvilloi një takim joformal me stafin e Fakultetit të Edukimit

Rektori UKZ-së zhvilloi një takim joformal me stafin e Fakultetit të Edukimit
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka zhvilluar një takim joformal me stafin e Fakultetit të Edukimit, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe planet e ardhshme brenda këtij fakulteti.

Ky takim, kishte për qëllim shkëmbimin e mendimeve dhe ideve mbi përmirësimin e cilësisë në procesin mësimor, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet stafit dhe menaxhmentit të universitetit, si dhe adresimin e nevojave aktuale të Fakultetit të Edukimit.

EkoHigjiena

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për të arritur objektivat e përbashkëta, duke inkurajuar stafin që të ndajnë idetë dhe propozimet e tyre në funksion të përparimit të institucionit.

Nga ana e tyre, stafi akademik i Fakultetit të Edukimit falënderuan Rektorin për qasjen e hapur dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të fakultetit, duke u shprehur të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm në realizimin e projekteve dhe nismave të reja akademike.

Gjatë takimit u dakordua për vazhdimin e organizimit të takimeve të rregullta, me qëllim mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta drejt një arsimi sa më cilësor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.