DYLON

Rektori Kosumi priti përfaqësuesit e Shoqatës e Ish të Burgosurit Politikë të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, vazhdon të pranojë urime të shumta nga krerë të institucioneve të ndryshme dhe faktor relevantë për marrjen në drejtim të këtij universiteti.

Në këtë kuadër, rektori Kosumi ka pritur në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politik në Gjilan të prirë nga kryetari Sabit Rexhepi. Ata e uruan Bajram Kosumin për marrjen e detyrës së rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, duke i dëshiruar suksese në punë. Rektori Kosumi i falënderoi përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë për vizitën dhe urimet.

EkoHigjiena

Ai theksoi se falë kontributit të tyre dhe të gjithë të tjerëve që kanë kontribuar për çlirimin e vendit, sot Kosova e gëzon lirinë dhe shtetësinë. Njëherësh Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka thënë se do të punojë që Universiteti ynë të shënoj rezultate të konsiderueshme në të gjitha fushat, dhe në këtë mënyrë të përmbush misionin e tij parësor, përgatitjen e kuadrove të reja profesionale për tregun e punës dhe për përmbushjen e nevojave të shoqërisë sonë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.