DYLON

Rektori Kosumi priti në takim një grup të studentëve të Fakultetit Juridik viti i III-të

Rektori Kosumi priti në takim një grup të studentëve të Fakultetit Juridik viti i III-të
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. dr. Bajram Kosumi, ka takuar sot një grup studentësh të Fakultetit Juridik të UKZ-së, që janë duke ndjekur studimet e vitit të III-të, të cilët kanë shprehur dëshirën  që të takojnë Rektorin dhe të vizitojnë zyrat në rektorat.

Takimet e tilla me studentët me të cilët mund të bashkëbisedojë për çështjet që i preokupojnë ata, rektori i konsideroi mjaftë të rëndësishme.

EkoHigjiena

Ai pasi u njoftoi studentët me punën e zakonshme të tij në Universitet, nga takimet me Prorektorët, Dekanët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe stafin tjetër,

Rektori Kosumi inkurajoi studentët që të bëhen pjesë e transformimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, teksa i siguroi që ai dhe ekipi i tij janë çdoherë pranë tyre për të dëgjuar ankesat, kërkesat dhe idetë për ndryshim.

Pritjen nga Rektori studentët pjesëmarrës në takim e konsideruan unike, kreative por edhe të dëshirueshme, ndërkohë që e falënderuan atë për hapësirën dhe kohën që pati mundësi të ndajë për ti takuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.