DYLON

Rektori Kosumi ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali

Rektori Kosumi ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës studimore në Universitetin Sapienza të Romës, Rektorët e Universiteteve Publike, kanë qëndruar në një vizitë edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali.

Ata janë pritur nga Ambasadorja znj. Lendita Haxhitasim.

EkoHigjiena

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, pasi ka falënderuar Ambasadoren Haxhitasim për pritjen, e ka njoftuar atë për zhvillimin e Universitetit, sukseset dhe të arriturat e gjithmbarshme.

Gjatë takimit mes Ambasadores dhe rektorëve, është diskutuar mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me universitetet italiane dhe atyre të Kosovës, shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, si dhe për gjetjen e metodave për të ndihmuar dhe lehtësuar arsimimin e çdo studenti nga Kosova. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.