DYLON

Rektori i USHAF, Agron Bajraktari u zgjodh kryesues i Konferencës së Rektorëve

Rektori i USHAF, Agron Bajraktari u zgjodh kryesues i Konferencës së Rektorëve
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), Agron Bajraktari, ka marrë detyrën e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike në Kosovë, ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, do të jetë zëvendëskryesues.

Kryesuesi i KRUPK Agron Bajraktari ka pasuar në këtë pozitë rektorin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Zeqir Hashani.

EkoHigjiena

Kryesuesi i ri,  Agron Bajraktari, tha se do të angazhohet që bashkërisht të avancoj pozitën e universiteteve publike në vend.

Në takimin ku mori pjesë edhe Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi,  u diskutua edhe për përgatitjet që kanë të bëjnë me hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin akademik 2023/24. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.