DYLON

Rektori i Universitetit të Gjilanit takon përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë një delegacion i Lëvizjes Qytetare “Vatra” në përbërje Kushtrim Kadriu, Bashkim Mehmetit dhe Kadime Berisha të cilët janë pritur nga rektori i Universitetit, Bajram Kosumi.

Gjatë këtij takimi u diskutu për mundësitë e bashkëpunimit në mes të UKZ-së dhe Lëvizjes “Vatra” , thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vatra.

EkoHigjiena

Rektori Bajram Kosumi, tha se Universitetit “Kadri Zeka” është i hapur për çdo bashkëpunim kur është në pyetje interesi i përbashkët, sikur që Universiteti “Kadri Zeka” krahas studentëve nga rajoni i Gjilanit, krijon hapësirë të mjaftueshme për studentët edhe nga Lugina e Preshevës.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” kanë vlerësuar faktin që UKZ, në përgatitje për pranimin e studentëve të rinj , parasheh edhe kuota të veçanta për studentë nga Lugina e Preshevës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.