DYLON

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” viziton Komunën e Gjilanit

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” viziton Komunën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është pritur në takim nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në kontributin e përbashkët për ngritjen e cilësisë akademike, përkrahjen e studentëve si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit dhe shkencës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, rektori Dërmaku e ka uruar kryetarin Hyseni për zgjedhjen edhe për një mandat të ri në krye të Komunës së Gjilanit, duke i dëshiruar suksese në realizimin e objektivave zhvillimore për qytetin.

“Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar që përmes bashkëpunimit me institucionet lokale të kontribuojë në ngritjen e cilësisë akademike dhe në krijimin e mundësive më të mira për studentët tanë. Bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit është thelbësor për realizimin e këtyre qëllimeve,” u shpreh rektori Dërmaku.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, falënderoi rektorin dhe stafin e universitetit për vizitën, duke ritheksuar rëndësinë e arsimit në qeverisjen lokale.

“Arsimi vazhdon të jetë në mesin e prioriteteve kryesore të qeverisjes sonë, andaj do të vazhdojmë të angazhohemi për studentët tanë dhe stafin akademik, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me Universitetin Publik “Kadri Zeka”,” tha kryetari Hyseni.

Të dy palët u pajtuan se takime të tilla janë të domosdoshme për koordinim më të mirë dhe për zhvillimin e iniciativave që ndikojnë drejtpërdrejt në avancimin e arsimit të lartë në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.