DYLON

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të arsimit të lartë dhe zhvillimit lokal.

Gjatë takimit, u trajtuan çështje me rëndësi strategjike për Universitetin dhe Komunën, përfshirë mbështetjen institucionale për aktivitetet akademike, përfshirjen e studentëve në iniciativa komunale, si dhe krijimin e mundësive të reja për praktika profesionale dhe angazhim qytetar të studentëve.

EkoHigjiena

Rektori Dërmaku theksoi se Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me institucionet lokale, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Komunën e Gjilanit dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin akademik dhe shkencor të universitetit.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, vlerësoi rolin e Universitetit si një faktor kyç në zhvillimin shoqëror, arsimor dhe ekonomik të komunës. Ai shprehu gatishmërinë e Komunës për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, veçanërisht në projekte që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve.

Në përfundim të takimit, të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Universitetit dhe Komunës do të krijojë mundësi të reja për studentët, do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.