DYLON
Për një mjedisi më të sigurt për studentë dhe stafin

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti ne takim Drejtorin Rajonal të Policisë në Gjilan

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti ne takim Drejtorin Rajonal të Policisë në Gjilan
Avatar photo Redaksia
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur sot në një takim Kolonel Agron Rukiqin, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur sot në një takim Kolonel Agron Rukiqin, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. Gjatë takimit u diskutua, me fokus të veçantë në sigurinë e komunitetit universitar, parandalimin e dukurive negative dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për studentët dhe stafin.

Një temë tjetër e rëndësishme e diskutimit ishte edhe roli i institucioneve të jashtme të interesit në proceset e sigurimit të cilësisë dhe akreditimit të programeve studimore dhe të vetë institucionit. Në këtë kontekst, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Kolonel Agron Rukiqit, u vlerësua si një partner relevant i jashtëm, i cili mund të kontribuojë në mënyrë indirekte në proceset e vlerësimit institucional, përmes sigurimit të një ambienti të rregullt, të sigurt dhe funksional për zhvillimin e aktivitetit akademik.

EkoHigjiena

Rektori Dërmaku theksoi se Universiteti Publik “Kadri Zeka” është i përkushtuar ndaj standardeve të cilësisë dhe proceseve të akreditimit, ku bashkëpunimi me institucione publike dhe faktorë relevantë të shoqërisë luan rol të rëndësishëm në demonstrimin e funksionalitetit dhe përgjegjësisë institucionale. Ai vlerësoi lartë gatishmërinë e Policisë së Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë drejtim.

Nga ana e tij, Kolonel Agron Rukiqi shprehu mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për të qenë partner aktiv në ruajtjen e sigurisë dhe në mbështetjen e aktiviteteve që kontribuojnë në zhvillimin e një mjedisi akademik të sigurt dhe të rregullt. Ai theksoi se bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë është i rëndësishëm edhe nga perspektiva më e gjerë shoqërore dhe institucionale.

Në takim u diskutua gjithashtu mundësia e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta edukative, ligjëratave dhe sesioneve informuese për studentët, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë, rendin publik dhe rolin e institucioneve në shoqëri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.