DYLON

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” takon Kryetarin e Shoqatës Kulturore nga Bursa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan e ka vizituar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë Kosovë – Shkup. Ai me këtë rast ka uruar Bajram Kosumin, rektor në Universitetin “Kadri Zeka” për postin e ri, duke theksuar se ndihet sikurse në shtëpinë e tij kur qëndron në këtë institucion.

Nga ana e tij rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, e ka falënderuar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë Kosovë – Shkup për vizitën dhe për angazhimet e tij të deritashme për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos në arsim e në ekonomi, ndërkohë që e ka informuar edhe për aktivitete, organizimet dhe punën e Universitetit.

EkoHigjiena

Rektori Kosumi dhe kryetari Gyndyz kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” , Shoqatës së Shqiptarëve për Solidaritet dhe Kulturë në Bursa të Turqisë, komuniteti Shqiptar në Turqi dhe Universiteteve të Bursës së Turqisë. Ata shprehen gatishmërinë e lartë që të bashkëpunojnë mes vete duke shfrytëzuar çdo resurs të mundshëm që do të kontribuonte për ngritjen e nivelit akademik dhe arsimor. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.