DYLON

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka pritur udhëheqësit e Organizatës Studentore USPE

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Egzon Daku, kryetar i organizatës studentore Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE), Mehmet Zylfiu, kryetar i USPE-së në Gjilan dhe Mentor Dërvodeli nga USPE.

Përfaqësuesit e USPE-së e kanë njoftuar rektorin e UKZ-së për mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve, funksionimit studentor, problemet, sfidat, dhe çështje tjera në interes të studentëve.

EkoHigjiena

Rektori Bajram Kosumi ka thënë se do të mundohet të punojë për përmirësim të cilësisë së studimeve dhe shërbimeve në Universitet, deri sa ka porositur udhëheqësit e Unionit të Studentëve Pro Evropian se duhet të jenë zë i arsyeshëm i studentëve duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre në mënyrë të denjë dhe ka lutur ata qe te bashkohen ne sfidën e madhe qe ka arsimi i larte, pra ngritja e cilësisë se studimeve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.