DYLON

Rektori i UKZ-së takoi kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan

Rektori i UKZ-së takoi kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim informues me Fadil Sinanaj, kryetar i  Odës së Avokatëve të Kosovës dega në Gjilan dhe ekipin e tij.

Takimi u mbajt për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të lidhura me fushën e drejtësisë dhe arsimimit juridik.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit në takim diskutuan për sfidat aktuale dhe për nevojën për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë mes universitetit dhe komunitetit juridik për të kontribuar në zhvillimin e drejtësisë në Kosovë.

Takimi u vlerësua si një hap pozitiv drejt thellimit të lidhjeve të bashkëpunimit në mes të universitetit dhe komunitetit juridik, duke hapur mundësi për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.