DYLON

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin e ri të LMT të KFOR-it turk për Rajonin e Gjilanit

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin e ri të LMT të KFOR-it turk për Rajonin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim Komandantin e ri të Ekipit Monitorues dhe Mbikëqyrës (Liaison Monitoring Team – LMT) të KFOR-it turk për Rajonin e Gjilanit në Kosovë, Major Rahmi Yildirim, i shoqëruar nga zëvendës nënoficeri Ahmet Aktürk.

Gjatë këtij takimi, palët diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon, rolin dhe misionin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional. U theksua gjithashtu nevoja për komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve akademike dhe strukturave të sigurisë, në funksion të stabilitetit dhe mirëqenies së shoqërisë.

EkoHigjiena

Rektori Dermaku shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Nga ana e tij, Major YILDIRIM falënderoi Rektorin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Të dyja palët shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.