DYLON

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së me ekipin e tij

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së me ekipin e tij
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, Nënkolonel Arben Avdyli, i shoqëruar nga ekipi i tij.

Ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërinstitucional, me fokus të veçantë në forcimin e marrëdhënieve mes institucionit të arsimit të lartë dhe institucioneve të sigurisë së vendit. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e rolit që FSK-ja ka në shoqërinë kosovare, jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në ndërtimin e stabilitetit, paqes dhe zhvillimit të përgjithshëm shoqëror.

EkoHigjiena

Në takim u shqyrtuan gjithashtu mundësitë konkrete për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në aspektin e edukimit, zhvillimit profesional, aktiviteteve akademike, trajnimeve, ligjëratave tematike, si dhe përfshirjes së studentëve në iniciativa dhe aktivitete me karakter qytetar dhe edukativ.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku theksoi përkushtimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për ndërtimin dhe ruajtjen e bashkëpunimeve të qëndrueshme me institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi lart kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në promovimin e vlerave qytetare dhe edukative.

Nga ana e tij, Nënkolonel Arben Avdyli falënderoi Rektorin dhe drejtuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të universitetit në formimin e brezave të rinj, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në zhvillimin e shoqërisë kosovare në tërësi.

Të dy palët shprehën falënderim të ndërsjellë për bashkëpunimin e realizuar gjatë këtij viti, duke e vlerësuar atë si të suksesshëm dhe me ndikim pozitiv si për institucionet përkatëse ashtu edhe për studentët dhe komunitetin në përgjithësi. Po ashtu, u konfirmua gatishmëria për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.