DYLON

Rektori i UKZ-së ka vizituar KFOR-in turk në Gjilan

Rektori i UKZ-së ka vizituar KFOR-in turk në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” më bashkëpunëtorë, ka qëndruar për një vizitë në (LMT ) Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes i KFOR-it turk në Gjilan. Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi është pritur nga Komandanti i LMT Ilhan Guçlu me bashkëpunëtorët e tij, i cili e ka falënderuar Rektorin për vizitën, kurse nga ana e tij Rektori i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën, funksionimin e universitetit dhe për bashkëpunimet që Universiteti ynë ka me disa nga Universitet e Turqisë.

Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit të UKZ-së me KFOR-in.

Rektori Kosumi, ka falënderuar Komandantin Guçlu dhe bashkëpunëtorët e tij për shërbimin e dhënë në KFOR-in Turk në Kosovë, si një institucion i sigurisë në vend, duke thënë se UKZ si Institucion i dijes është i hapur gjithmonë për KFOR-in, por edhe për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të bashkëpunojnë e të kontribuojnë pozitivisht këtu.

EkoHigjiena

Ndërsa Komandanti Guçlu, ka thënë se ndjehet i kënaqur me gatishmërinë e bashkëpunimit të Universitetit, duke shtuar se, ne jemi njerëz që vijmë e shkojmë, por miqësia është ajo që mbetet përgjithmonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.