DYLON

Rektori i UKZ-së ka pritur në takim drejtorin e AKK-së

Rektori i UKZ-së ka pritur në takim drejtorin e AKK-së
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Gjatë këtij takimi Rektori Artan Dërmaku e ka njoftuar Drejtorin Buleshkaj për aktivitetet, punën dhe zhvillimin e UKZ-së, derisa nga ana e tij drejtori i AKK-së e ka njoftuar rektorin e UKZ-së për mandatin e ri të Agjencisë dhe nevojën për rritje të vazhdueshme  të transparencës dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

EkoHigjiena

Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan, gjithashtu edhe për rolin e zyrtarëve përgjegjës të angazhuar nëpër institucione  me detyrat e deklarimit të pasurisë, parandalimit të konfliktit të interesit dhe mbrojtës së sinjalizuesve. Ata folën edhe për nevojën e hartimit dhe aprovimin e dokumenteve që synojnë parandalimin dhe evitimin e rreziqeve që kanë të bëjnë me integritetin.

Njëherësh gjatë takimit Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, biseduan që në kuadër të angazhimeve praktike në institucione, të aplikojnë studentët për punë praktike në Agjencinë kundër Korrupsionit, me qëllim që të ndihmojnë AKK-në në procesin e publikimit të regjistrave të pasurisë dhe fushat tjera të fushëveprimit të AKK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.