DYLON

Rektori i UKZ-së ka marrë pjesë në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike në Kosovë

Rektori i UKZ-së ka marrë pjesë në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, mori pjesë në mbledhjen e radhës të Konferencës së Rektorëve të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë, e cila u mbajt në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Gjatë këtij takimi, rektorët e universiteteve publike zgjodhën Prof. Dr. Arben Hajrullahun, rektorin e Universitetit të Prishtinës, si kryesues të ri të Konferencës së Rektorëve. Në pozitën e zëvendëskryesuesit u emërua Prof. Dr. Mentor Alishani, rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij, rektori Hajrullahu theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve publike në Kosovë. Ai vuri theksin tek rëndësia e këtyre takimeve për të koordinuar politikat që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në vend.

Mbledhja mblodhi së bashku rektorët e universiteteve publike nga e gjithë Kosova, përfshirë edhe Prof. Dr. Armand Krasniqi, rektor i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”; Prof. Dr. Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj; Prof. Dr. Drilon Bunjaku, rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”; si dhe Prof. Dr. Mihane Kerolli, rektore e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.

Gjatë mbledhjes u diskutuan gjithashtu sfidat aktuale të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe hapat që duhen ndërmarrë për të rritur bashkëpunimin dhe efikasitetin e institucioneve arsimore.

Mandati i kryesuesit të ri të Konferencës do të zgjasë një vit, dhe puna e këtij forumi mbështetet nga udhëzimet administrative të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Konferenca shërben si një platformë e rëndësishme për hartimin dhe zbatimin e politikave që ndikojnë në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Pjesëmarrja aktive e rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dëshmon përkushtimin e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të arsimit dhe bashkëpunimit ndër-universitar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.