DYLON

Rektori i UKZ-së dhe Rektorja e PH Zug takuan Kryetarin e Komunës së Gjilanit

Rektori i UKZ-së dhe Rektorja e PH Zug takuan Kryetarin e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës së delegacionit nga Pädagogische Hochschule Zug (PH Zug), Zvicër, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”  Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me ekipin udhëheqës të universitetit dhe Rektorja e PH Zug, Prof. Dr. Esther Kamm, me bashkëpunëtorë, zhvilluan një takim zyrtar me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.

Takimi u përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe krijimin e mundësive për projekte të përbashkëta që kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni mirëpriti vizitën e delegacionit nga Zvicra dhe shprehu mirënjohje për interesin e tyre në njohjen e kapaciteteve dhe iniciativave të UKZ-së. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes universiteteve dhe institucioneve komunale, duke vlerësuar se ky partneritet krijon mundësi të reja për studentët, mësimdhënësit dhe komunitetin në përgjithësi.

Nga ana e tyre, Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe Rektorja e PH Zug, Prof. Dr. Esther Kamm, theksuan se bashkëpunimi mes dy institucioneve nuk ka vetëm një dimension akademik, por edhe një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e praktikave të mësimdhënies, përgatitjen profesionale të studentëve dhe zgjerimin e rrjetit ndërkombëtar të universitetit.

Rektori Dërmaku vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë si PH Zug për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e stafit dhe studentëve, dhe ndërtimin e mundësive të reja për hulumtime shkencore dhe edukim gjithëpërfshirës:

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për projekte të përbashkëta që lidhen me trajnimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve, mobilitetin akademik, si dhe iniciativat që nxisin arsimin gjithëpërfshirës dhe përfshirjen e çdo nxënësi në procesin mësimor.

Rektorja e PH Zug Prof. Dr. Esther Kamm, shprehu gatishmërinë për të ofruar eksperiencë, modele dhe praktika të suksesshme nga sistemi zviceran i arsimit, duke e konsideruar këtë bashkëpunim një mundësi të jashtëzakonshme për ndërtimin e kapaciteteve profesionale arsimore në Kosovë, duke sjellë përfitime konkrete për studentët, mësimdhënësit, stafin akademik dhe komunitetin e Gjilanit në përgjithësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.