DYLON

Rektori i UKZ-së, Artan Dërmaku priti në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci

Rektori i UKZ-së, Artan Dërmaku priti në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim pune kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Arsim Vranovci me bashkëpunëtorë.

Rektori Dermaku e njoftoi kryetarin e Shoqatës, Vranovcin me të arriturat e Universitetit, planet për zhvillim dhe profilizim të  UKZ-së, por edhe për sfidat që ka ky Universitet.

EkoHigjiena

Gjithashtu Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Pro. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, e falënderoi  kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci për ndihmën që ka dhëne për Universitetin në periudha të ndryshme, e sidomos me rastin e angazhimit të tij personal në dhënien e çmimit  nga UKZ, Doctor Honoris Causa për Eurodeputetin Lukas Mandl, por edhe për angazhimin e tij të pareshtur në vënien e kontakteve me Universitetet  dhe shoqërinë Austriake.

Kryetari i Shoqatës, Arsim Vranovci pasi falënderoi për pritjen, e siguroi Rektorin Dërmaku që edhe në të ardhmen do të jetë zëri i Universitetit në të gjitha aspektet, e sidomos si pjesë e Bordit Këshillëdhënës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.