DYLON

Rektori Dërmaku mori pjesë në prezantimin e Platformës Pivot-RP nga MAShTI

Rektori Dërmaku mori pjesë në prezantimin e Platformës Pivot-RP nga MAShTI
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, mori pjesë në ngjarjen e prezantimit të Platformës Pivot-RP, një mjet që lehtëson qasjen e hulumtuesve ndaj burimeve të financimit për projekte shkencore dhe kërkimore.

Prezantimi i Pivot-RP e bëri Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ku po ashtu u prezantuan gjithashtu dy raporte të rëndësishme të përgatitura nga Projekti HEI’25: “Transparenca financiare e universiteteve publike 2023” dhe “Profilet e universiteteve publike të Kosovës”.

EkoHigjiena

Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, vlerësoi rëndësinë e platformës Pivot-RP për krijimin e mundësive të reja për kërkuesit shkencorë. Ai shprehu angazhimin e UKZ-sw për të rritur transparencën dhe për të përmirësuar qasjen në burime financimi që ndihmojnë në realizimin e projekteve kërkimore cilësore, dhe se sipas Rektorit Dwrmaku, ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të universiteteve publike të Kosovës në rrjetet globale të shkencës dhe inovacionit.

Nga ana e saj Ministrja Nagavci ka thënë se, një nga prioritet në Strategjinë e Arsimit ’22-’26 është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë, duke e bërë atë më konkurrues, për të realizuar këtë duhet të sigurohemi që institucionet e arsimit të lartë dhe hulumtuesit kosovarë të kenë qasje në platforma si Web of Science, e cila mundëson shkëmbime profesionale në të gjitha disiplinat shkencore.

Nagavci tutje tha se, Ministria e Arsimit ka marrë një sërë hapash dhe veprimesh konkrete, si në aspektin e politikave ashtu edhe të nismave praktike, miratimi në Kuvend i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), i cili garanton pavarësi institucionale dhe financiare për AKA-n, zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar të Shkencës, miratimi i Programit Kombëtar të Shkencës nga Qeveria, i cili kishte skaduar në vitin 2015 dhe që nuk ishte përtërirë nga ajo kohë.

Ministrja theksoi se, duhet të shqyrtohen të gjitha modalitetet e mundshme deri sa të gjejmë një të përshtatshëm për pozicionin tonë dhe pavarësisht nga modalitetet e anëtarësimit, si dhe përveç ofrimit të qasjes, platforma duhet të garantojë përcaktimin e emërtimit të saktë të Kosovës si shtet në listën e vendeve të profilizuara.

Ndër të tjera, ministrja tha se MAShTI është i hapur për të diskutuar të gjitha opsionet e mundshme për mbështetjen e pjesëmarrjes së hulumtuesve tanë në platforma si WEB of Science, duke mbuluar shpenzimet e publikimeve të tyre në platforma online.

Ndërsa, përmes linjës online, Drejtori i Kërkimeve dhe Analitikës për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën të Clarivate, Radek Budyihowski, tha se, si ofrues i Web of Science dhe i zgjedhjeve për analizë, vlerësim dhe krahasim roli ynë nuk është vetëm si ofrues të dhënash, të cilat janë kritike për procesin e vendimmarrjes sot, por edhe si mentor për komunitetin kërkimor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.