DYLON

Rektori Bajram Kosumi takoi përfaqësuesit studentor të Universitetit “Kadri Zeka”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi së bashku me Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, ka takuar përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor dhe kryetarët e Këshillave Studentore, duke bartur te ta mesazhin e qartë se studentët janë arsyeja pse UKZ ekziston. Ai informoi studentët për gjithë punën që ka bërë dhe po bën menaxhmenti i ri, si dhe për synimet dhe objektivat që ka paraparë t’i realizojë gjatë vitit akademik, e që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës, përzgjedhjen e stafit, thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e veprimtarisë akademike, etj. Ndërkaq, Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Mehmet Zylfiu, e falënderoi Rektorin Bajram Kosumi për vizitën, duke paraqitur pastaj kërkesat e tyre rreth çështjeve të ndryshme që ata I preokupojnë .Më pas Kryetari Zylfiu e siguroi Rektorin Kosumi se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Parlamentit Studentor në punën e tij.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, i përgëzoi studentët për kërkesat parimore dhe përparimtare duke ju thënë se njëherësh është i kënaqur me frymën e punës për cilësi që mbretëron në UKZ. Rektori Kosumi theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se dera tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij do të jetë e hapur për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve. Rektori Bajram Kosumi kërkoi nga Parlamenti Studentor që të jenë më të angazhuar për t’i identifikuar kërkesat dhe nevojat e studentëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me te dhe me gjithë menaxhmentin të punojnë për zgjidhjen e tyre./2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.