DYLON

Rektori Artan Dërmaku takoi veteranin e arsimit të shkencave të matematikës, Shaip Surdulli

Rektori Artan Dërmaku takoi veteranin e arsimit të shkencave të matematikës, Shaip Surdulli
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim veteranin e arsimit, Doktorin e Shkencave të Matematikës Shaip Surdulli.

Gjatë takimit është diskutuar për aktualitetet dhe të ardhmen e fushës së arsimit, duke theksuar rëndësinë në fushën e matematikës.

EkoHigjiena

Rektori Dërmaku shprehu respektin dhe falënderimin e tij për kontributin e vazhdueshëm të profesorit Shaip Surdulli në shpërndarjen e njohurive matematikore dhe formimin e brezave të rinj. Në këtë kontekst, u theksua edhe nevoja për të përmirësuar infrastrukturën shkencore dhe për të inkurajuar studime të thella në fusha matematikore.

Gjatë bisedës, u tha se transferimi i njohurive dhe përvojës nga veteranët e fushës tek brezat e rinj është shumë i rëndësishëm. Gjithashtu në takim u diskutua mundësia e inkurajimit në hulumtim dhe inovacion në matematikë, duke përmirësuar kushtet për zhvillimin e projekteve shkencore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.