Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim kryetarin e Bordit Këshillëdhënës (Industrial) në UKZ, Arsim Vranovci.
Më këtë rast Rektori Dërmaku i ka dhënë mirënjohje kryetarit Vranovci për kontributin e tij, në mbështetje profesionale në procesin e riakreditimit Institucional të Universitetit, por edhe për angazhimin e tij të pareshtur në proceset e vazhdueshme të UKZ-së.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është në proces të riakreditimit Institucional dhe të ri-akreditimit të programeve studimore.
Për këtë, kryetari Vranovci, falënderoi për pritjen dhe e siguroi rektorin Dërmaku që edhe në të ardhmen do të jetë zëri i Universitetit në të gjitha aspektet, e sidomos si pjesë e Bordit Këshillëdhënës Industrial. /2LONLINE/