DYLON

Rekrutët e rinj të FSK-së filluan sot trajnimin bazë

Rekrutët e rinj të FSK-së filluan sot trajnimin bazë
Avatar photo Redaksia

Rekrutët e rinj janë rreshtuar sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në Qendrën e Stërvitjes Bazë, për të filluar trajnimin ushtarak bazë dhe rrugëtimin e tyre për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përgjatë nëntë javëve, rekrutët do t’i nënshtrohen një programi të intensifikuar të trajnimit, i cili synon t’i përgatisë ata në aspektin fizik, psikologjik dhe profesional.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe, rekrutët do të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme ushtarake, me qëllim që pas përfundimit të trajnimit të jenë të gatshëm të shërbejnë si ushtarë dhe të rreshtohen në formacionet ushtarake brenda strukturës së FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.