DYLON

Rehabilitohen rrugët e dëmtuara dhe evitohen deponitë e mbeturinave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kanë nisur punimet në rehabilitimin e rrugëve të dëmtuara të komunës së Vitisë. Drejtori i Shërbimeve Publike në Viti Nexhmedin Jakupi ka theksuar se sot po punohet në rehabilitimi i rrugës Pozheran-Viti, si dhe do të vazhdojë edhe me rrugën “Lidhja e Prizrenit”, rrugën Viti-Debellde, si dhe rrugët tjera të dëmtuara ku kërkohet të intervenohet.

Drejtori Jakupi gjithashtu ka bërë të ditur se në Goshicë sot kanë filluar punimet edhe në eliminimin e një deponie të egër të mbeturinave, që për vite të tëra janë hedhur mbeturina nga qytetarët. Iniciativa për largimin kësaj deponie ishte pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” por se për shkaqe teknike ka filluar të realizohet sot. /2L ONLINE/

EkoHigjiena


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.