DYLON

Regjisori Erson Zymberi sjell premierën e shfaqjes “Nëna”, duke përmbyllur trilogjinë e Florian Zellerit

Regjisori Erson Zymberi sjell premierën e shfaqjes “Nëna”, duke përmbyllur trilogjinë e Florian Zellerit
Avatar photo Redaksia

Regjisori gjilanas Erson Zymberi sjell sonte në Teatrin e Gjilanit premierën e shfaqjes “Nëna”, bazuar në veprën e dramaturgut francez Florian Zeller.

Me këtë produksion, Zymberi përmbyll trilogjinë e njohur të dramave familjare të Zellerit, pas realizimit të “Djalit” në Teatrin e Gjilanit dhe “Babait” në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë.

EkoHigjiena

Sipas regjisorit, ky projekt shënon përfundimin e një cikli artistik që gjatë viteve të fundit ka eksploruar marrëdhëniet familjare përmes dramaturgjisë së një prej autorëve më të rëndësishëm bashkëkohorë.

““Nëna” është një dramë psikologjike që trajton vetminë, kujtesën, dashurinë dhe shpërbërjen e marrëdhënieve familjare, përmes një gjuhe skenike bashkëkohore që e vendos publikun në qendër të përjetimit”, thotë Zymberi, transmeton 2LONLINE.

Aktorët: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani dhe Tringa Hasani

Skenografia: Bekim Korça, Koreografia: Gjergj Prevazi, Muzika: Tomor Kuçi, Dizajni i ndriçimit & Video Artist: Burim Baftiu, Kostumet: Leudita Hyseni, Përkthimi: Shkelzen Berisha, Maska: Dori Ukimeri

Shfaqja përkrahet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës.

Premiera e shfaqjes mbahet sonte, më 25 qershor, në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit.  /2LONLINE/