DYLON

Regjimenti i tretë i KFT-së, ka realizuar Patrullën Luftarake

Regjimenti i tretë i KFT-së, ka realizuar Patrullën Luftarake
Avatar photo Redaksia

Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore ka realizuar patrullën luftarake ku përfshiu 9 skuadra organike të Kompanisë së Këmbësorisë të realizuar në një distancë 28 km, duke përfshirë shtatë stacione të ndryshme, ku secila skuadër është vlerësuar për performancën e saj.

Gjatë patrullës, secila skuadër ka kaluar përmes stacioneve duke kryer detyra të ndryshme, përfshirë brifimin e URDHOP, trajtimin taktik mjekësor në fushëbetejë (TCCC), MKAB, njohjen e aseteve të armikut, sulmin me skuadër, trajtimin e robërve të luftës (C-PERS), kryerjen e rikonicionit, reagimin ndaj dronëve, si dhe bartjen e viktimës.

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës po ngrit kapacitetet luftarake me standardet më të larta të vendeve partnere me qëllim të përmbushjes së misionit të saj mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe sigurimin e paqes në vend dhe rajon. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.