Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”
Me qëllim testimin dhe vlerësimin e kapaciteteve operacionale të skuadrave të Kompanisë së Armëve, me fokus në aftësitë për manovrim, reagim dhe veprim taktik në kushte të simuluara luftarake, Kompania e Armëve ka realizuar ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”.
Gjatë ushtrimit u zhvilluan skenarë të ndryshëm taktikë, të përshtatur me karakteristikat e terrenit dhe kërkesat e një mjedisi operacional. Përmes tyre u vunë në provë niveli i përgatitjes individuale dhe kolektive, si dhe aftësitë e pjesëtarëve për të reaguar dhe vepruar në mënyrë të koordinuar.
Ushtrimi shërbeu gjithashtu për identifikimin e fushave për përmirësim dhe konsolidimin e mësimeve të nxjerra, me synim rritjen e mëtejshme të gatishmërisë dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të njësisë. /2LONLINE/
