Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulin në Komunën e Gjakovës. Ministria e Punëve të Brendshme siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo mos lejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuçi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit.
“Ministria e Punëve të Brendshme siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo mos lejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuçi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit. Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme fton autoritetet komunale në Gjakovë të mos krijojnë shqetësime dhe brenga për qytetarët, para se të njihen me realitetin dhe realiteti është se z.Vulin, i është refuzuar kërkesa dhe nuk do të lejohet të vizitojë komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.