DYLON

Refuzohen ankesat e palës mbrojtëse

Avatar photo Redaksia

Gjykata e Apelit, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të 35 personave të dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës,të ushtruara ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PPK.KR.nr.406/2014.

Arbër Jashari, zyrtar për Informim në Gjykatën e Apelit ka th[n[ se Kolegji nga ana tjetër ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të një të pandehuri të këtij rasti (S. Kaçikut), kundër të njëjtit aktvendim, duke vendosur që atij t’i ndërpritet paraburgimidhe t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak, deri me 12.11.2014.

EkoHigjiena

Për të dyshuarit e tjerë do të mbeten në fuqi masat e sigurisë të shqiptuara si në aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë PPK.KR.nr.406/2014,të datës 04.09.2014, të datës 09.09.2014 dhe të datës 20.09.201, me kohëzgjatje deri me 12.11.2014.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.