DYLON

Reforma në sistemin e punës në Policinë e Kosovës

Reforma në sistemin e punës në Policinë e Kosovës
Redaksia

Shkruan: Bekim Thaqi – /Master i shkencave të sigurisë/

Policia e Kosovës ka dëshmuar ndër vite se ka zyrtarë profesionistë, të përkushtuar dhe me integritet, të cilët meritojnë respekt për punën dhe sakrificën e tyre. Por respekti për policinë nuk duhet të na pengojë të flasim hapur për problemet dhe mangësitë brenda organizimit të saj.

EkoHigjiena

Mendoj se ka ardhur koha që Policia e Kosovës të nisë një reformë serioze të sistemit të saj operativ. Një nga problemet që kërkon trajtim është mungesa e ndarjes së qartë të detyrave, kompetencave dhe përgjegjësive.

Nuk është normale që një detyrë të mos kryhet, një rast të mbetet pa trajtim apo një informacion të mos përcillet në kohë dhe, në fund, të mos dihet se kush është përgjegjës dhe krejt në fund askush nuk jep as llogari , shqiptohen dënime minore në sistemin hajt se kalon ” Çdo qudi zgjat tre ditë ” dhe se prapë kthehet ish rutina . Shpesh krijohet një situatë ku përgjegjësia kalon nga një zyrtar te tjetri, ndërsa askush nuk jep llogari për rezultatin.

Kjo tregon se nuk mjafton vetëm të kemi hierarki dhe struktura organizative në letër. Duhet të kemi një sistem që funksionon në praktikë, ku çdo detyrë ka bartësin e vet, çdo veprim ka afat dhe çdo nivel drejtues mban përgjegjësi për mbikëqyrjen e punës.

Duhet të rishikohet mënyra e funksionimit të njësive operative, koordinimi ndërmjet tyre, komunikimi dhe zinxhiri komandues. Përgjegjësia duhet të jetë e matshme dhe llogaridhënia të mos mbetet vetëm një parim në dokumentet institucionale.

Policia nuk mund të kërkojë efikasitet nga zyrtarët e saj nëse vetë sistemi nuk ua përcakton qartë detyrat dhe përgjegjësitë. Por asnjë zyrtar nuk duhet të fshihet pas dobësive të sistemit për të shmangur përgjegjësinë individuale.

Reforma nuk duhet të jetë vetëm ndryshim emrash, drejtorish apo pozitash. Ajo duhet të sjellë ndryshim real në mënyrën se si punohet, si menaxhohen rastet dhe si kërkohet llogari.

Në fund, qytetarit nuk i intereson se cila njësi e ka pasur rastin në kompetencë. Atij i intereson që Policia të reagojë, ta kryejë detyrën dhe ta mbrojë. Kjo është përgjegjësia që duhet të garantohet nga i gjithë sistemi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.