Reforma e nisur nga z. Veseli, ia kthen namin Partisë Demokratike të Kosovës

Reforma e nisur nga z. Veseli, ia kthen namin Partisë Demokratike të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është parti me gjenezë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), nga sakrifica sublime e dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve, me një fjalë, ka taban kombëtar edhe më përtej, që nga zanafillat e vitit 1912 e këndej.

Shkruan: Flurim Arifi

Duke u pajtuar me këtë fakt dhe me ketë përgjegjësi, udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbi supet e tyre një përgjegjësi historike në zhvillimin dhe drejtimin e kësaj shoqërie kah vlerat demokratike të shoqërive civilizuese evropiane, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para shoqërisë, para ligjit dhe mundësive që i krijon shteti i tyre e që në rastin tonë është Republika e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ishte në qendër të vëmendje së shoqërisë sonë, sidomos vitin e fundit me rastin e zgjedhjeve të brendshme të saj, ku kemi patur një proces zgjedhor i cili në përgjithësi është vlerësuar me notë pozitive, mbi mesataren.

Qytetarët, sidomos qytetaria aktive e Republikës sonë, kanë patur dhe kanë pritje nga Partia Demokratike e Kosovës në udhëheqjen e shteti drejtë dekadës të së ardhshmes, gjegjësisht drejtë zhvillimit socio-ekonomik të vendit tonë.

Veprimi dhe nisma e Kryetari Veseli për të zhvilluar një politikë më ndryshe përbrenda PDK, është mëse e mirë se ardhur për shoqërinë, shtetin dhe patriotët e vërtetë të këtij vendi.

Çdo ndryshim në vete mbërthen të pa njoftuara, rreziqe, pakënaqësi, huti etj., që nuk është pa kosto, por nga një herë për të shpëtuar trupin duhet këputur dorën, siç njihet në zhargonin medicinale.
Kështu që për shoqërinë tonë dhe shtetin tonë këto reforma substanciale janë duke u pritur gati që një dekadë, dhe që nuk ka rrugë tjetër.

Prandaj, veprimi i Kryetarit Veseli, është i mirëpritur nga shoqëria gjerë kosovare, e qe besa edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

Kështu që, Kryetar Veseli, AFERIM për nismën!

E kuptoj dhe e mirëpres çdo veprim nga çdo kush që ka për qëllim zhvillimin, demokratizimin e partisë, shtetit tonë, vendit tonë, ngase kemi dhënë çdo që për këtë vend si shoqëri, dhe që është më e rëndësishmja, kemi vendosur që këtu ta zhvillojmë jetën tonë edhe më tej. Ndaj refuzoj që të pajtohem me të keqën.

Ashtu siç është i njoftuar opinioni i gjerë politikë, unë isha njëri nga kandidatët për Kryetar të Degës së PDK-së në Gjilan. Procesi i zgjedhjeve në Partinë Demokratike të Kosovës, gjegjësisht në degën e PDK-së Gjilan, përkundër disa të metave, në përgjithësi ka ecur mbarë, dhe në fund kemi zgjedhur një Kryetar dhe Këshillin Drejtues të partisë në Gjilan.

Unë dhe gjithë përkrahësit e mi, përgjatë dhe pas procesit zgjedhor jemi sjellë konform rregullave zgjedhore partiake. Synimi ynë ishte që të sjellim për partinë /komunën tonë një alternativë më ndryshe: fjalën kryesore do ta kishte qytetari; rritjen e transparencës; vlerësimin e meritokracisë. Fundja ne kemi provuar që të ofrojmë një vizion të cilin Kryetari Veseli e ka proklamuar qe një kohë të gjatë.

Kjo reformë e Kryetari Veseli, ka patur një efekt direkt në degën e PDK-së në Gjilan. Ne si degë edhe ashtu ishim të katandisur para procesit zgjedhor, ndërkaq të lënduar pas zgjedhjeve. Prandaj, për vlerësimin tim kjo reformë/nismë nga Kadri Veseli, do të duhej, njëherë e përgjithmonë që të jetë një thirrje për të gjithë ata të cilët, duke qenë në kundërshtim me normat demokratike të shoqërisë, të mos ia mësyjnë pozitave udhëheqëse në parti e po ashtu në institucionet shtetrore, pasi që shoqëria jonë nuk duron më këso lloj trajtimi nga politika jonë ditore.

Prandaj ky ishte momenti i duhur për këtë hap të kryetarit Veseli, i cili me këtë rast Partinë Demokratike të Kosovës përfundimisht po ia kthehet, në plan të parë aktivistit të saj të devotshëm, meritor për rritën dhe suksesin e saj, e nesër, në të njejtën formë, qytetarit tonë.

Dhe krejt në fund, edhe një herë e përgëzoj Kryetarin Veseli (dhe gjithë ata që e përkrahin nismën e tij) dhe në të njejtën kohë e siguroj atë se nisma e tij është duke e kthyer një shpresë e cila pothuajse kishte vdekur te një numër i madh i strukturave, aktivistëve, të bindur se meritokracia dhe ndershmëria nuk po vlerësohet në këtë shtet e në këtë shoqëri.

Prandaj unë jam me ty Kryetar Veseli!

KOMENTE