DYLON

Reforma e administratës parakusht për integrim dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtori i Administratës Valon Maliqi dhe shefi i personelit Faton Biqkaj me ftesë të Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale kanë marrë pjesë në takimin e parë të grupit me temë: “Administrata dhe Reforma” që u mbajt sot , në hapësirat e Institutit KLGI meqë rast u caktuan objektivat dhe agjenda e përbashkët duke përfshirë dhe qasjen që duhet ndjekur gjatë punës në grupet tematike.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri theksoi se Kosova e ka të nevojshme ri-mendimin dhe rishikimin e sistemit të pushtetit lokal dhe se anëtarët e grupit tematik duhet të jenë drejtpërdrejtë në identifikimin e nevojave dhe sfidave të pushtetit lokal.

EkoHigjiena

Andaj, ekziston nevoja për prodhimin e sygjerimeve dhe rekomandimeve për institucionet kyçe, si Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Parlamenti.

Gjatë këtij takimi u pasqyruan objektivat që do të arrihen përmes këtyre grupeve punuese, të cilat janë: Zvogëlimi i paqartësive ligjore; standardizimi i shërbimeve, procedurave dhe politikave (harta e procedurave dhe dokumentacionit), kontraktimi i shërbimeve dhe bashkëpunimi ndër-komunal, koordinimi i programeve trajnuese në mes Institucioneve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare; praktikat rajonale dhe inovacioni.

Në një diskutim të përgjithshëm të aspekteve që lidhen me administratën dhe reformën u theksua se kemi një korpus të madh të shërbyesve civil dhe se kapacitet vazhdojnë të mbesin të mangëta. Problematik tjetër poashtu mbetet ende komplikueshmërisë e procedurave dhe paqartësitë ligjore, ndërkaq aspekti i vlerësimit dhe kontrollit mbetet ende tejet i mangët.

Poashtu u diskutua edhe lidhur me mbingarkesat e stafit ku si pasoj e kësaj buxhetet komunale apo investimet kapitale po dëmtohen në masë të madhe. Mirëpo, pavarësisht kësaj u tha se edhe vetë procesi i reformës duhet të jetë i kujdesshëm duke pasur parasysh gjenden socio-ekonimike.

Programi LGA – Empower në fazën e parë nëpërmjet grupeve tematike synon të angazhohet në diskutime të fokusuara, avokim dhe adresim të politikave dhe programe të qëndrueshme sektoriale, në avancimin e politikave funksionale, ofrimin e rekomandimeve dhe opsioneve për akterët që angazhohen në nivelin lokal. Ndërkaq, faza tjetër ka të bëjë me fasilitimin e ekspertëve për grupet tematike, në hartimin e politikave dhe programe të qëndrueshme për nivelin lokal.

Programi LGA – Empower, është derivat i programit LGA, e që për synim ka angazhimin e drejtpërdrejt të udhëheqësve dhe zyrtarëve komunal, ekspertëve, përfaqësuese të nivelit qendrorë dhe shoqërisë civile në ndërtimin e programeve dhe politikave të qëndrueshme për nivelin lokal. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.