Reforma arsimore: Domosdoshmëria e ndryshimit për një sistem më efektiv
Nga: Murat Mustafa – /njohës i çështjeve të arsimit/
Sistemi arsimor ka nevojë për ndryshime thelbësore që do të mundësojnë një arsim më cilësor, fleksibil dhe të orientuar drejt nevojave të nxënësve. Disa nga aspektet kryesore që duhen shqyrtuar janë: kurrikula, planprogramet, tekstet shkollore, orët mësimore, pushimet vjetore dhe udhëzimet administrative. Një sistem arsimor modern duhet të jetë fleksibil dhe të orientohet drejt aftësive të shekullit XXI.
Reformat në arsim janë jetike për të gjithë një shoqërie dhe në lidhje me punën dhe sfidat globale. Megjithatë, për të qenë efektive, ndryshimet duhet studiuar dhe të harmonizuara.
Politikat arsimore duhet të jenë të qarta dhe të zbatohen me përfshirjen e të gjithë aktorëve të sistemit arsimor. Duhet të ketë më shumë autonomi për shkollat dhe mësimdhënësit në përshtatjen e metodave të mësimdhënies sipas nevojave të nxënësve.
Arsimi është themeli i një shoqërie dhe për këtë arsye duhet të evoluojë në mënyrë të drejtë për t’iu përshtatur kërkesave të kohës dhe nevojave të nxënësve. Disa aspekte të sistemit tonë arsimor duhet të rishikojë dhe të përmirësojë për një qasje më efektive ndaj mësimdhënies dhe të nxënit. Në këtë opinion, do të trajtoj ndryshimet e nevojshme në kurrikulë, planprograme, orët mësimore, pushimet shkollore dhe udhëzimet administrative. Ja disa aspekte kryesore të reformave rrënjësore në sistemin arsimor:
1. Kurrikula dhe Planprogramet: – Rishikimi i kurrikulës duhet të fokusohet në një qasje më fleksibile dhe të personalizueshme, duke integruar më shumë aftësi të shekullit XXI (si mendimi kritik, kreativiteti dhe teknologjia). – Harmonizimi i planprogrameve me tregun e punës dhe nevojat e shoqërisë, duke shtuar më shumë praktikë dhe projekte në shkolla.
Kurrikula – Te përshtatet me realitetin dhe moshën psiko-fizike të nxënësve.Poashtu të jetë fleksibile dhe të përshtatet me nevojat e vendit tonë, duke marrë parasysh gjërat në mjedisin dhe zhvillimin globale. Përmbajtja e saj duhet të jetë në harmoni me aftësitë e psiko-fizike të nxënësve, duke parë mbingarkesat dhe duke nxitur mësimin aktiv. Integrimi i metodave moderne të të nxënit për të bërë përpunimin e arsimit më tërheqës dhe praktik. Të përqendrohet në mendimin kritik, kreativitetin dhe përvetësimin e shkathtësive praktike. Të jetë e përditësuar me ndryshimet teknologjike dhe të nxisë mësimin digjital. Të bazohet në qasje të personalizuar për të adresuar nevojat individuale të nxënësve. Të synojë një lidhje të ngushtë me tregun e punës dhe zhvillimin e kompetencave profesionale.
Planprogramet- Të përshtaten, në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira. Planprogramet aktuale shpesh nuk reflektojnë kujdesin e nxënësve dhe nuk janë në moshën e tyre mendore dhe fizike. Rezultatet e të nxënit dhe njësisë mësimore duhet të hartohen në analiza të thelluara të aftësive të nxënësve për çdo grupmoshë. Theksi duhet të jetë në mësimin e praktikave dhe praktikave të aftësive esenciale për jetën. Plan-programet duhet të përshtaten me prirjet e tyre individuale. Duhet të futen më shumë lëndë që lidhen me teknologjinë, inovacionin dhe sipërmarrjen.
2. Tekstet Shkollore – Duhet të ketë një sistem më transparent të përzgjedhjes dhe rishikimit të teksteve, me pjesëmarrje të gjerë të mësuesve dhe ekspertëve. Për të siguruar një proces mësimor cilësor, tekstet shkollore duhet të përmbushin disa kritere: Të jenë të qarta, të lehta për të kuptuar dhe të strukturuara sipas moshës së nxënësve. Të pasurohen me burime digjitale dhe materiale interaktive. Të përzgjidhen dhe rishikohen nga ekspertë të pavarur dhe mësues të fushave përkatëse. Të shmanget monopoli i së drejtës për botimin e teksteve dhe të promovohet diversiteti i materialeve mësimore. Tekstet shkollore të formave më të azhurnuara, me informacion duhet të mbajë dhe të mbështesë në burime të besueshme. Duhet të ketë më shumë larmi në mjetet e mësimdhënies, duke përfshirë materiale digjitale, platformat interaktive dhe burimet audio-vizuale. Tekstet duhet të përshtaten dhe në një format më të përmbledhur, por më efektiv.
3.Orët Mësimore – Të shqyrtohet mundësia e rritjes së kohës për mësimin praktik dhe ndërveprues. – Reduktimi i ngarkesës me detyra shtëpie dhe optimizimi i kohës për të nxitur mësimin aktiv. Orari i mësimit duhet të jetë i strukturuar në mënyrë që të maksimizojë përthithjen e njohurive, duke: Rishikuar ngarkesën orareve për të shmangur mbingarkesën akademike. Integruar më shumë orë praktike dhe aktivitete jashtëshkollore. Riorganizuar kohën e mësimit në mënyrë fleksibile, duke lejuar modele alternative të mësimdhënies. Pastaj reduktim i oreve për një proces më efektiv.Si realizohet?Numri i mësimeve/oreve per nje vit shkollor duhet të reduktohet nga 74 në 66 orë. Ky zvogëlim vlen në një kalendar shkollor më të mirë dhe të balancuar, duke përfshirë pushimet pranverore, vjeshtore dhe verore. Ky zvogelim i orëve ndihmon në motivimin e përqendrimit të nxënësve gjatë procesit mësimor, por edhe ndryshime tek pushimet shkollore. Reduktimi i mësimdhënies duhet të bëhet në mënyrë që të mos dëmtojë aftësinë e mësimdhënies. Mësimi mund të bëhet më i fokusuar në koncepte kyçe.
4. Pushimet Shkollore – Shqyrtimi i mundësisë për një model më fleksibil të pushimeve, bazuar në klimën dhe specifikat lokale. Struktura e pushimeve duhet të jetë më e ekuilibruar duke: Harmonizuar pushimet dimërore, pranverore dhe vjeshtore sipas nevojave psikologjike dhe fizike të nxënësve. Përshtatur kalendarin shkollor me kushtet klimatike dhe specifikat rajonale. Lehtësuar kalimin nga një periudhë mësimore në tjetrën përmes periudhave të shkurtëra pushimi në vend të një pushimi të vetëm të gjatë veror.Kalendari shkollor duhet të marrë parasysh jo vetëm mësimin, por edhe për pushimet dhe rigjenerimin e nxënësve dhe mësimdhënësve. Mund të jetë ideja e pushimeve më të shkurtra, por të shpërndara në mënyrë më të balancuar gjatë vitit, për të marrë vendimin e madh në një periudhë të vetme. Ky model është disa vende me sistemet e arsimit që aplikojnë pushimet më të shkurtra, por më shpesh, për të mbajtur nxënësit të motivuar dhe të rimenduar. Një avantazh i kësaj do të jetë se një tjetër mund të jetë në përmirësimin e saj, duke mos zbuluarn e informacionit që ndodh shpesh pas pushimeve të gjata verore. Megjithatë, për të funksionuar siç duhet, kjo kërkon riorganizim të kurrikulës dhe një plan të kujdesshëm të ditëve të mësimit, në mënyrë që të mos dëmtohet përmbajtja që duhet të mësohet gjatë vitit
Pushimet dimërore dhe verore mund të ristrukturohen në bazë të kushteve klimatike dhe kërkesave të prindërve dhe komunitetit. Ky është një problem i madh, sidomos në verën e nxehtë. Në këtë kohe. klimatizimi do të ishte i domosdoshëm për të ruajtur një ambient të mire për nxënësit dhe mësuesit.
5. Udhëzimet Administrative: – Administrata arsimore duhet të orientohet drejt efikasitetit dhe përparimit. Duke digjitalizuar proceset burokratike për shollat dhe mesuesit, dhe per të reduktuar kohën e humbur në dokumentacion. Thjeshtuar rregulloret për mësuesit, duke u fokusuar më shumë në cilësinë e mësimdhënies. Përfshirja më e madhe e mësuesve në hartimin e rregulloreve të reja.Rregulloret aktuale kufizojnë ekskursionet dhe aktivitetet jashtëshkollore, të cilat janë esenciale për mësimin praktik dhe socializimin e nxënësve. Duhet të ketë një rishikim të udhëzimeve administrative për të lejuar ekskursionet edukative dhe aktivitetet atraktive që rrisin interesin e nxënësve për dijen. Nxënësit kanë nevojë për një mjedis arsimor më dinamik, ku të ndihen të punojnë dhe të motivuar për të mësuar.
Përfundimi – Ndryshimet rrënjësore në sistemin arsimor janë të nevojshme, por ato duhet të mendojnë mirë dhe të mbështesin nga një analizë e thellë.Përfshirja e mesuesve në vendimmarrje, duke krijuar një sistem të hapur konsultativ. Vetëm nëse përfshihen mësimdhënësit, dhe nxënësit në vendim, reformat do të kenë sukses. Nepermjet një qasjeje të balancuar dhe inovative mund të arrijmë një sistem arsimor më të përshtatshëm me sfidat e kohës dhe të dobishëm për zhvillimin e brezave të rinj.
Prindërit, mësuesit dhe nxënësit duhet të jenë të gjithë për këtë ndryshim dhe ta pranojnë atë si diçka pozitive. Per ndryshimet në arsim duhet një strategji komunikimi dhe pilotim për të parë rezultatet para se të zbatohet në të gjithë sistemin.Një reformë arsimore e mirë strukturuar duhet të bazohet në analiza të thelluara dhe konsultime të gjerë me akterët e sistemit arsimor. /2LONLINE/
