DYLON

Refik Shala zgjidhet kryesues i ri i Komitetit të Gjeodezisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJKP), të mërkurën, në takimin e radhës, ka zgjedhur Refik Shalën (LDK) për kryesues të ri, meqë kryesuesi i deritashëm Nevzad Rushiti ka kaluar në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF). Njëherësh, Sami Ahmeti është zgjedhur anëtar i ri i KGJKP, në vend të Arben Maliqit, i cili po ashtu ka kaluar në KPF.

Për zgjedhjen e Shalës kanë votuar 6 anëtarë të Komitetit, ndërkaq një (përfaqësuesi i VV) ka abstenuar.

EkoHigjiena

Venhar Haziri, zëvendëskryesues i Komitetit, ka kërkuar nga anëtarët e kësaj trupe komunale vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që kanë pasur deri tani, edhe me kryesuesin e ri, meqë Refik Shala, është anëtari më i ri i Kuvendit Komunal, i bindur se bashkërisht do të bëjnë punë të dobishme për qytetarët e Gjilanit.

Komiteti ka falënderuar anëtarët e deritashëm, Nevzad Rushiti e Arben Maliqi, për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë kohës sa kanë qenë pjesë e kësaj trupe komunale, e cila ka bërë rekomandime të rëndësishme dhe asnjëra prej tyre nuk është anuluar ose kthyer mbrapsht.

KGJKP, me propozimin e Fadil Hajdarit (PDK) e shtyu për takimin e radhës diskutimin për planin e punës, për t`i dhënë kohë kryesuesit të ri që të përgatis një draft-plan të vetin.

Duke u falënderuar për besimin, Refik Shala njëkohësisht kërkoi bashkëpunim nga anëtarët e KGJKP si dhe nga Drejtoria e linjës.

Sadudin Berisha, drejtor i Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës, tha se ky Komitet ka qenë deri tani ndër trupat më funksionalë të Kuvendit Komunal dhe u shpreh i bindur se me këtë ritëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërkohë që premtoi bashkëpunimin e tij. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.