DYLON

Reciprociteti edhe për vendet e rezervuara

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Pakica serbe në Kosovë kishte të garantuar dhjetë ulëse –mandate për parlament të Kosovës por kjo ishte e rregulluar sipas kushtetutës vetëm për dy mandate. Po kërkohet edhe më tej t’ju garantohen këto ulëse . Pakica serbe në Kosovë ka përveç këtyre ulëseve në legjislativin më të lartë të vendit edhe pozita kyçe në Kosovë si zëvendës Kryeministër, dy ministri dhe zëvendës ministra. Pozita të lartë qendrore komunitetit serbë gëzon edhe në borde të ndryshme e komisione si që është KQZ-ja, AKP, RTK, etj.

Pakica Serbe në Kosovë është e diskriminuar në kuptimin më të plotë pozitiv pasi janë të privilegjuar në nivelin lokal dhe atë qendror si në legjislativ po ashtu edhe në përfaqësim në nivelin ekzekutiv e gjyqësor.

EkoHigjiena

Çelësi i vendeve të rezervuara për parlamente nacionale të vlen realisht edhe për Serbinë dhe Malin e Zi. Shqiptarët në nivel dhe shkallë të përgjithshme të Serbisë janë me pjesëmarrje po aq sa pakica serbe në Kosovë, por nuk gëzojnë të drejtën e vendeve te rezervuara për parlament nacional. Kjo duhet te vlen si një rregull, kjo do të duhej të vlen si një standard që duhet të aplikohet nga ndërkombëtarët .

Po ashtu edhe në Mali të Zi, shqiptarët duhet të gëzojnë këtë të drejtë të përfaqësimit në nivel të parlamentit me deputet si vende të rezervuar apo të garantuara ligjërisht. Nuk është në rregull që Serbia e Mali i Zi, të luajnë me kartën si ju tekët, si të duan, herë të fitojnë shqiptarët vendas në këto dy shtete nga një ulëse –mandat e herë mbetën ndonjë legjislaturë edhe pa deputet. Kurse përfaqësime në ekzekutiv as që ka, dhe nuk duan të dëgjojnë bile. Duhet të jetë një kriter. Kurse Republika e Maqedonisë në përbërjen e saj me popullatë ka mbi dyzet për qind, kurse deputetët shqiptarë të këtij parlamenti nuk përbëjnë jo më shumë se njëzetë për qind.

Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë janë duke u diskriminuar në kuptimin më klasik në të gjitha fushat dhe poret e jetës e kështu edhe shqiptarët në Mal të Zi, pasi ka një dekadë që nuk ju pranohet një Komunë e Tuzit afër Podgoricës lëre më të kenë vende të rezervuara për parlament nacional.

Maqedonia nuk pranon realitetin në këtë shtet. Greqia i ka dëbuar dhe asimiluar shqiptarët dhe nuk ua njeh as të drejtën e pronës e larg asaj të pranoj si ndonjë pakicë apo vende të rezervuara.

Parlamenti i Republikës së Kosovës duhet të vë kushte dhe të kërkoj reciprocitet për ndryshe – Ju bëjmë apel që mos të miratojnë ligjin për vazhdimin e ulëseve të rezervuara për minoritete.

/Refik HASANI/