Reciprociteti edhe në vizita të ndërsjella
/2L ONLINE/ – Për shkak të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që janë caktuar të mbahen në këtë muaj më datën 24, Kryeministri Serb z. Aleksandër VUÇIQ, viziton Republikën e Kosovës dhe është takuar me studentët e fakultetit të Mjekësisë në veri të Mitrovicës. Përveç nga Kryeministri serb që shumë shpesh vjen në Kosovë për bashkëkombësit e tij, të cilët vizitohen edhe nga Presidentët e Serbisë, Kryetarët e Parlamentit, anëtarët e Akademisë së Shkencave, Kryekishtarë të Kishës Ortodokse etj.
Në anën tjetër, asnjë nga Kryeministrat e Republikës së Kosovës, Kryeparlamentar apo Presidentë nuk kanë vizituar asnjëherë edhe për ndonjë aktivitet, shënim si që është ndonjë përvjetor të mbajtjes së Referendumit, themelimit të UÇPMB-ës, marrëveshjes së Konçulit , kur është promovuar vendosja e lapidarit të dëshmorëve të kësaj krahine etj.
Reciprociteti edhe vizita të ndërsjella do të duhej të vlejnë që edhe liderët më të lartë institucional të Kosovës të vizitojnë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën jo vetëm ata lider më lartë të Serbisë të vizitojnë Kosovën, pra kjo do të duhej të jetë reciproke./2L ONLINE/
