DYLON

Reciprocitet me Serbinë në fushën e arsimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Ne Lëvizja”Vatra’ dënojmë vendimin e qeverisë së Serbisë për kthimin e teksteve mësimore në Kosovë ne Lëvizja “Vatra” i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që mos të mbyllen sytë ndaj këtij diskriminimi që po bën Serbia ndaj nxënësëve të Kosovës Lindore”, thuhet në reagim që përcjellë Gentiana Shabani , Kryetare e Lëvizjes Qytetare ”Vatra”.
Sipas sja, tekstet mësimore në gjuhën shqipe të cilat Serbia po i kthen mbrapa në Kosovë, kanë qëndruar në terminalin doganor të Preshevës prej datës 9 shtator 2015 e Lëvizja Qytetare VATRA kundërshton kthimin e librave për në Kosovë dhe kërkon që këto libra të shkojnë në destinacionin për çka edhe janë dhënë donacion nga Ministria e Arsimit e qeverisë së Republikës së Kosovës.

“ Librat duhet të shkojnë tek nxënësit shqiptar në Kosovën Lindore e mos të kthehen në Republikën e Kosovës”, në të kundërtën Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marr masa të njëjta reciprociteti në fushën e arsimit, ku si masë e reciprocitetit të jetë ndalimi i përdorimit të teksteve mësimore të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Shabani. /2;L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.