DYLON

Realizohet ushtrimi i përbashkët “ALAMO” mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it

Realizohet ushtrimi i përbashkët “ALAMO” mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Sot, më 07 nëntor 2025, është zhvilluar ushtrimi fushor i koordinuar “ALAMO”, i realizuar në pjesën veriore të vendit, me pjesëmarrjen e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i koordinimit, komunikimit, komandës dhe kontrollit, si dhe rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional mes njësive policore dhe trupave të KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë, efikas dhe profesional në çdo situatë që ndikon në sigurinë publike dhe ruajtjen e një ambienti të qetë e të sigurt.

EkoHigjiena

Gjatë ushtrimit u testuan koha e reagimit, efikasiteti i pajisjeve, komunikimi ndërmjet njësive, si dhe zbatimi i taktikave operacionale në terren, në bashkëveprim të plotë mes njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it.

Ushtrimi “ALAMO” u realizua sipas planifikimeve të hartuara paraprakisht dhe përfundoi me sukses, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi.

Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbeten të përkushtuar dhe të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

(Foto: Policia e Kosovës)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.