DYLON

Realizohet trajnimi për hetimin e krimit kibernetik për reaguesit e parë

Realizohet trajnimi për hetimin e krimit kibernetik për reaguesit e parë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e UNDP-së në Republikën e Kosovës, respektivisht Programin për Siguri (KSSP), ka organizuar një trajnim dyditor me fokus në fuqizimin e kapaciteteve të zyrtarëve të saj në fushën e hetimit të krimeve kibernetike.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e aftësive të hetuesve dhe oficerëve të parë përgjegjës, duke siguruar që ata të jenë më të përgatitur në mbledhjen dhe ruajtjen e provave elektronike, si dhe në zhvillimin e hetimeve të suksesshme.

EkoHigjiena

Falë mbështetjes së vazhdueshme dhe shumë të vlefshme të UNDP-së, Policia e Kosovës vazhdon të ndërtojë kapacitete profesionale moderne dhe të qëndrueshme, duke forcuar kështu sigurinë publike dhe besimin qytetar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.