Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe ata të Qendrës Klinike Universitare ndoqën seminarin pesë ditor “ Mbështetja Mjekësore për Asistencë Humanitare dhe Reagim në Kriza ”, që u realizua nga një ekip ekspertësh nga fusha e Mjekësisë, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Këtë seminar e ka vlerësuar lartë zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli i cili së bashku me zëvendës komandantin e Kompanisë së Mjekësisë, major Genc Shala sot në ditën përfundimtare të këtij serminari ndanë kohë për t’i përshëndetur dhe nderuar instruktorët që mundësuan këtë seminar dhe gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë seminar.
Para të pranishmëve, gjeneral Hazrolli foli për rëndësinë e këtij seminari dhe për fushën e mjekësisë në përgjithësi “Fusha e Mjekësisë është mjaft e rëndësishme, jo vetëm për institucionin tonë por për gjithë shëndetësinë në Kosovë, dhe ne jemi duke tentuar që në vazhdimësi me hapësirat dhe mundësitë qe i posedojmë të bëjmë maksimumin që ti ngrisim kapacitetet tona mjekësorë, në koordinimin e asistencës mjekësorë gjatë gjitha rreziqeve qe mund ti kanosen territorit të Kosovës por edhe popullatës”.
Në fund të fjalimit, gjeneral Hazrolli falënderoj edhe një herë instruktorët dhe në veçanti qeverinë amerikane e cila ne vazhdimësi është duke qëndruar afër FSK-së gjate zhvillimit të saj, si dhe në shenjë respekti ndau mirënjohje për instruktorët që realizuan seminarin.