DYLON

Realizohet me sukses ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave nga Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane

Realizohet me sukses ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave nga Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK) njofton opinionin publik se ushtrimi i përbashkët në shkallë të gjerë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë është zhvilluar me sukses të plotë. Ushtrimi, i realizuar në zonën e Ambasadës Amerikane në lagjen Arbëria, ka pasur për qëllim vlerësimin e gatishmërisë institucionale, forcimin e kapaciteteve reaguese dhe koordinimin ndërmjet njësive relevante në situata të mundshme të krizave dhe emergjencave.

Gjatë këtij ushtrimi i cili u trajtua mjaft seriozisht nga PK-ja, u angazhuan rreth 790 zyrtarë të profileve të ndryshme, ku u demonstrua funksionimi efektiv i mekanizmave të komunikimit dhe reagimit të shpejt, si dhe bashkëveprimi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës me personelin e sigurisë së Ambasadës Amerikane. Aktivitetet e planifikuara përfshinë përdorimin e mjeteve të specializuara të sigurisë, testimin e procedurave operative dhe simulimin e skenarëve të ndryshëm të menaxhimit të krizave.

EkoHigjiena

Falë profesionalizmit të njësive të angazhuara dhe bashkëpunimit të qytetarëve, ushtrimi u realizua pa incidente, duke ofruar mundësi për të vlerësuar dhe përmirësuar qasjet operacionale të sigurisë. Policia e Kosovës vlerëson lartë performancën e të gjitha Departamenteve, Drejtorive dhe Njësive Policore të angazhuara, e në veçanti falënderojmë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, të cilët treguan kulturë të lartë dhe mirëkuptuan riorientimin e ndërprerjet përkohshme të qarkullimit të trafikut në zonën e ushtrimit.

Ky ushtrim konfirmon edhe një herë partneritetin e fuqishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Ambasadës Amerikane dhe institucioneve të tjera të përfshira, me synim garantimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, institucionet dhe stafin diplomatik në Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme që rrisin ndjenjën e sigurinë dhe gatishmërinë institucionale për çdo situatë emergjente. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.