DYLON

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tradicionale “Ujku Garues” me këtë raste është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një nder aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ku marrin pjesë ekipe nga njësit e FSK dhe ndërkombëtar.

Këtë vit pjesëmarrës ne garë ishin 14 ekipe nga regjimentet e KFT-së , 3 ekipe nga njësit e FSK-së, Garda Kombëtare, Policia Ushtarake, Komanda e Logjistikës.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit në garë treguan përgatitje të lartë fizike, disiplinë entuziazëm dhe përkushtim dhe u certifikuan për pjesëmarrje ne këtë aktivitet.

Garën e ka fituar Policia Ushtarake dhe është shpërblyer me vendin e parë. Vendi i dytë i takoi Kompanisë B të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë Mbështetëse të Regjimentit të Këmbësorisë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.