• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Realizohen dy operacione të suksesshme nga departamenti i hetimeve të PK-së

Redaksia 2LONLINE 11 Shtator, 2021 3 min
 Realizohen dy operacione të suksesshme nga departamenti i hetimeve të PK-së

Departamenti i hetimeve pranë Policisë së Kosovës (PK), ka realizuar dy operacione të suksesshme policore, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar dhe konfiskimin e rreth (17) shtatëmbëdhjetë kilogramëve substancë narkotike e llojit marihuanë.

Operacioni i parë është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, i cili pas hetimeve intensive ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar si dhe konfiskimin e rreth (17) shtatëmbëdhjetë kilogramëve substancë narkotike e llojit marihuanë.

Fillimisht zyrtarët policorë në magjistralen Prishtinë-Pejë kanë ndaluar automjetin e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit kishin gjetur një sasi prej rreth (12) kg, substancë narkotike dhe pastaj gjatë kontrollit dhe bastisjes në lokacionet e banimit të personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar edhe  (5.746.3) kg, substancë narkotike.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar substanca narkotike në total prej mbi (17) kg,  një (1) veturë, dy (2) peshore, tre (3) telefona dhe para të gatshme në vlerë prej 470 euro.

Me vendim të prokurorit kompetent ndaj tyre është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e  pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa operacioni i dytë është realizuar në rajonin e Prishtinës, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar, dy (2) prej tyre punonjës në agjencinë qendrore të prokurimit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Operacionet policore janë realizuar në koordinim dhe bashkëpunim me prokuroritë kompetente.  

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin  dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale departamenti i hetimeve Policia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta

19 Gusht, 2022
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com