DYLON

Realizohen dy ekstradime

Realizohen dy ekstradime
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitët tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime.

Më datë 26.08.2026 është ekstraduar nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë, shtetasi kosovar G.K., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, i përfshirë në veprat penale: ‘Vjedhja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, i dënuar me burgim efektiv prej 3 viteve. Ekstradimi është realizuar në pikë kalimin kuftar “Hani i Elezit”, ku i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë DRP Prizren për procedura të mëtutjeshme ligjore.

EkoHigjiena

Po të njëjten ditë, më datë 26.08.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, shtetasi gjerman F.R., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane, i përfshirë në veprat penale: ‘Trafikimi me narkotikë’.

Ekstradimi është realizuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ku i dyshuari u është dorëzuar zyrtarëve përgjegjës të policisë gjermane për procedura të mëtutjeshme ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.