Në kuadër të javës së aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 05 deri 11 Gusht 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve.
Policia bënë të ditur se në fokus ka qenë kontrolli i shpejtësisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,973 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 11,658 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 4,906 gjoba. /2LONLINE/