Realizimi i aktiviteteve sipas planit ROADPOL për muajin Maj 2023 – Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”.
Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 08 deri 14 Maj 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të parandalimit të aksidenteve edhe nga mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.
Në fokus ka pasur kontrollin e kamionëve dhe autobusëve, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1243 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 3664 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 536 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. /2LONLINE/