Real Jahiu nga Drita U15 është gjithashtu i ftuar nga Kombëtarja U15
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U15, Ilir Nallbani, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për turneun zhvillimor të UEFA-s (UEFA Youth Development Tournament), i cili do të zhvillohet në Bullgari.
Në mesin e të ftuarve është edhe Real Jahiu, futbollist i Dritës U15
Sulmuesi Real Jahiu është një nga talentet e ri më premtues të futbollit kosovar.
Paraqitjet e tija të mira dhe efikasitetit para portës kundërshtare, kanë bërë që të ftohet nga përzgjedhësi i Kombëtares, për t’u bërë pjesë e grumbullimit të përfaqësueses U15, për këtë Turne që do të mbahet në Bullgari, por ku Kosova përveç me nikoqirin do të ballafaqohet edhe me Moldavinë dhe Armeninë.
Përndryshe, ftesa nga kombëtarja U 15 është një hap i rëndësishëm në karrierën e futbollistit Real Jahiu, dhe një motivim i madh për të vazhduar punën, përkushtimin dhe zhvillimin e tij sportiv. /2LONLINE/
