DYLON

Reagon Vranovci: Kërkon përkrahje për iniciativën e DZHE-së që bizneset të lirohen nga taksa komunale

Reagon Vranovci: Kërkon përkrahje për iniciativën e DZHE-së që bizneset të lirohen nga taksa komunale
Avatar photo Redaksia

“Përkrahje për iniciativën lidhur me lirimin nga ngarkesa e taksës komunale të të gjithë bizneseve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste në Komunën e Gjilanit  për vitin 2023.  Përmes kësaj letre, Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) dëshiron të shpreh përkrahjen e plotë për iniciativën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik (DZHE) të Komunës së Gjilanit për lirim nga ngarkesa e taksës komunale për të gjitha bizneset që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste në Komunën e Gjilanit për vitin 2023”, ka thënë Arsim Vranovci, President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit.

Ai theksoi se lirimi nga ngarkesa e taksës komunale do të ndihmojë në lehtësimin e barrës fiskale për bizneset tona dhe do të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të tyre.

EkoHigjiena

“Ne, besojmë se ky hap do të ndikojë pozitivisht në rritjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të ndihmojë në ndërtimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat në Gjilan”, thotë tutje Vranovci.

Ai shtoi se si Këshill i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, janë të gatshëm të ofrojnë kontributin dhe të bashkëpunojnë për çfarëdo çështje që mund të kontribuojnë.

“Një bashkëpunim i ngushtë mes bizneseve dhe autoriteteve lokale është thelbësor për të arritur qëllimet e përbashkëta për zhvillimin e rajonit tonë”, thotë avokat Arsim Vranovci, President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.